Rama paralajmëron se të enjten do jetë gati, ja mesazhi për ata që kanë mbyllur punën dhe rrezikojnë pagën këtë muaj

| 12:16
SHPËRNDAJE

rama shpia

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të enjten do të bëhet publik plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi që ka ulur qepenat për shkak të situatës nga koronavirusi.

Në postimin e fundit në Facebook, Rama siguron qytetarët që nuk do vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt që sot po qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punojnë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

🔴 JU LUTEM TË GJITHË ATYRE QË JANË NË SHTËPI PAS MBYLLJES SË AKTIVITETIT EKONOMIK, TË RRINË TË QETË DHE BËJNË DURIM, TË ENJTEN DO TË KEMI GATI PLANIN E GARANCISË FINANCIARE PËR KOMPENSIMIN E PAGAVE TË MUNGUARA TË ÇDO BIZNESI!

🔴 NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!

🔴 DURIM JU LUTEM DHE BESIM QË PO PUNOJMË PAPUSHIM PËR TË MOS LËNË ASNJË VETËM NË PËRBALLIMIN E PASOJËS FINANCIARE TË MOSVAJTJES NË PUNË!

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.