Rama paralajmëron ashpër: Do shkrij gjithë zinxhirin e policisë nëse…

Oct 22, 2017 | 20:00
SHPËRNDAJE

Duke numëruar sukseset e Policisë së Shtetit dhe duke e quajtur sulmin ndaj policisë baltosje nga kazani për demotivimin e policisë, Rama ka bërë edhe një paralajmërim të fortë.

rama3

“Nëse sot policia zbulon parcel kanabisi në Rinas, I gjithë zinxhiri aty duhet të shkarkohet në cast. Është e pamundur të justifikohet një prani e tillë në një fazë finale operacioni, kur një muaj kanë zgjatur fluturimet sepse partnerët tanë nuk arrinin të bindeshin për luftën ndaj kanabisit. Ishte një teori që do ta shtyjmë edhe në tetor sepse është një lloj bime tjetër që mund të mbijë”- tha ai.

Sipas Rames, kjo është një ndeshje që nuk fitohet në tavolinë, fitohet atje. “Je ti, por është edhe kundërshtari. Në rastin konkret disavantazhi krijohet nga blerja e lojtarëve të tjetrit. Kjo është e qartë. Plani kombëtar ishte sintezë e një experience dhe qartësi për të dhënë goditjen finale. Ka ndonjë njeri të arsyeshëm që nuk e mendon: cdo me thënë goditje finale? Do me thënë qindra milionë euro. Këtë do me thënë. Mbyllja me forcë e një tregu shumë tërheqës. Në këtë treg këto forcat që po lënë tregun do rrinë do shikojnë dhe do thonë mbaroi ndeshja, fitoi “Skënderbeu” dhe humbi “Skënderbeu”? Jo, kanë format e tyre. Ama një gjë është e sigurt që mbi bazën e kësaj lufte, faza e dytë, të cilën e kemi lajmëruar që në korrik për ti shkuar tani pas jo më rrënjëve dhe parcelave, por pasurive të tyre, është operacionale. Do të vazhdojë kundër elementëve kriminale dhe kundër elementëve të inkriminuar në polici. Nuk do shpëtojë asnjë punonjës policie që gjithë jetën ka punuar në polici dhe ka pasuri të pajustifikueshme. Vetting në policinë e shtetit është për të ndarë qartë dhe prerë të njomët nga të thatët, shapin nga sheqeri”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura