Rama paralajmëroi nisjen e fluturimeve Londër-Kukës, avioni me “çunat” kuksianë nga Britania do të zbresë në Rinas

Apr 18, 2021 | 12:39
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se “Aeroporti ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, është gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra. KUJDES MOS ËSHTË 3D”.

Screenshot_14-4-696x394

Megjithatë, avioni nga Britania e Madhe nuk do të zbresë në Kukës, por në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit dhe prej andej do të fluturojë drejt qytetit verior.

Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra pritet të zbresë në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa prej aty do të niset për në Kukës.

Aeroporti i ndërtuar rreth dy dekada më parë, synohet të bëhet funksional këtë vit. Qeveria thotë se aeroporti i Kukësit do të jetë “low cost”, pra i dedikuar për ato kompani që ofrojnë shërbime m cilësi dhe çmime të ulëta.

 

udhetimet

c8d41ab6-64b4-441d-a23c-94f2a7868e11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura