Rama paralajmëroi lajm të mirë për negociatat me BE, Jorida Tabaku e ironizon: Rrofsh sa malet o shoku Edi, ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe

Jun 30, 2022 | 14:52
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar me një postim në Twitter pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi se sot mund të ketë një lajm të mirë sa i takon negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

jorida tabaku 9 qershor kuvend

“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festu shpesh po lajmi s’ka ardhur!”, shkruan Tabaku.

LEXO ME SHUME KETU

“Mbase sot lajmi i mirë?”/ Veto bullgare, Edi Rama takime kokë më kokë me krerët e BE-së për çeljen e negociatave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura