Rama paralajmërim të prerë krerëve të Hipotekave: Ta keni të qartë, nuk fshiheni dot…

Apr 21, 2018 | 10:27
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë ka qenë i prerë, teksa nga Fieri, gjatë takimit të sotëm, ka paralajmëruar drejtuesit e Hipotekave në vend. Rama ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të mos shpenzojnë kohë për t’i gjetur anën problemit, por të raportojnë në platformën përkatëse, dhe brenda 10 ditësh marrin zgjidhje.

rama

“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre. Dhe nuk mund dot të fshihen pas një punonjësi tjetër që është shkaktari direkt i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin dhe nga ana tjetër qytetarët duhet ta dinë se nuk është e nevojshme të humbasin kohë për të gjetur anën për problemin në forma nga më të ndryshmet por mjafton të drejtohen në platformë, shpenzojnë tre minuta për të bërë me dije problemin dhe brenda 10 ditësh marrin përgjigje”- tha ai. .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura