Rama para vizitës së Vuçiç: Duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë

May 25, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

“Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë”. Kështu është shprehur kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama për AFP, dy ditë para vizitës së homologut të Serbisë në vendin tonë.

Rama e Vucic

Rama ka theksuar se bashkëpunimi duhet te cohet përpara së bashku në rrugën e paqes dhe integrimit në BE. 

Aleksander Vuçiç do të vizitoje Tiranën të mërkurën, duke u bere kështu kryeministri i parë serb që bën një vizitë zyrtare në Shqipëri, me qëllim për të përmirësuar marrëdhëniet e brishta midis dy vendeve të Ballkanit.

Vizita e tij vjen gjashtë muaj pasi Rama vizitoi Beogradin. Në Tiranë, Vuçiç do të ketë bisedime me homologun e tij të mërkurën dhe do të enjten do te jene te prnaishem ne nje forum. 

Marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë të tensionuar mbi çështjen e Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar, vizita e Ramës në Beograd u shënua nga një përplasje verbale me Vuçiç per Kosovën.

Pavarësisht këtij fërkimi, të dy burrat u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet mes tyre dhe te punojne per përmirësimin e marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura