Rama nxjerr letrën, mesazh dibranëve: Kush më ka telendisur me sharje e tallje për Rrugën e Arbrit…

Jun 15, 2018 | 14:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar ceremoninë për çeljen e punimeve për rrugën e Arbrit me një ftesë me shkrim dore në Facebook. Në ftesën e veçantë për dibranët, ai thotë se të dielën nisin punimet e pritura për 100 vjet.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh.
y6ghb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura