Rama nxjerr grafikun e kurbës së infeksionit pas masave shtrënguese: Do kemi ngjitje të butë, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, apo …

Mar 28, 2020 | 18:39
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij në facebook grafikun e kurbës së infeksionit të koronavirusit në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës.

grafik

Rama thotë se pas evidentimit të 20 rasteve të para dhe vënies në funskion të masave shtrënguese grafiku ka pësuar një ngjitje të butë dhe ngre pyetje nëse duam ta shohim këtë ngjitje të butë, apo të biem në këmbët e armikut.

Postimi i Ramës:  

KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani.

*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa, duke bërë Rezistencë për Ekzistencë apo do lëshohemi në krahët e frikës se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura