Rama nxjerr fotot dhe bën krahasimin: Kjo është skema e ndihmës ekonomike e PD-së

Feb 25, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot replikat me Lulzim Bashën për ndihmën ekonomike.

Rama ka postuar dy foto në Facebook, dhe shkruan se një vilë në Vlorë merrte ndihmë ekonomike, para se ai të vinte në pushtet. Po ashtu kryeministri shkruan se  në foton ku është familja e varfër në Vlorë nuk merrte ndihmë ekonomike në kohën e Partisë Demokratike.

rama per ndihmen ekonomike

Postimi i plotë

Majtas vila e N.R në Vlorë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas shtëpia e R.B po në Vlorë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.R është përjashtuar dhe R.B, pjesë e komunitetit rom, është përfshirë në skemë.

Që N.R nuk kishte nevojë për ndihmë, kjo shihet qartë nga fotot. Fatkeqësisht, për vite me rradhë, N.R. padrejtësisht merrte pagesën që në fakt duhet t’i shkonte R.B prej vitesh.

Specialistët e Shërbimit Social Shtetëror, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe të Bankës Botërore po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo gabim të sistemit. Ndërkohë, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë në mënyrë të drejtpërdrejtë familje që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura