‘Rama nuk na u përgjigj’, aktori flet për projektin e ri të Teatrit: Rikonstruktim godinës ekzistuese

Apr 7, 2018 | 13:31
SHPËRNDAJE

Aktori Arben Derhemi, pjese e takimit te sotem te artisteve me kryedemokratin Lulzim Basha, ka theksuar se te hehen do te shpaloset projekti i ri i artisteve per Teatrin Kombetar, sipas tij, nje rikonstruktim i nderteses ekzistuese.

derhemi

Intervista e Derhemit pas takimit me Bashen 

Pyetje: Z. Derhemi a besoni se këto protesta që keni ndërmarrë kanë impakt. A keni filluar të ndjeni se mund të kenë impakt kjo protestë e juaja për tërheqjen e kryeministrit nga projekti? 

Dërhemi: Impakti është i dukshëm. Sepse ne mbështetemi nga 500, 600 qytetarë shqiptarë të hënë për të hënë të cilët nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty sepse mendojnë se ai institucion, ajo histori e këtij kombi duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do një individ apo do dikush tjetër. Normalisht që ka impakt, nuk është se unë mendoj se do të ketë.

Pyetje: Te qeveria? 

Derhemi: Padyshim që do të ketë.

Pyetje: Keni kërkuar takim me kryeministrin Rama? 

Derhemi: Ne kemi kërkuar takim me kryeministrin Rama, por kryeministri Rama nuk na është përgjigjur. Edhe vetë takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar ishte thjesht një takim formal, kishte ftuar disa njerëz dhe me arrogancën e tij përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar në atë takim.

Pyetje: Flitet se ka një projekt nga artistët për teatrin? 

Derhemi: Të hënën do ta shikoni dhe është një nga projektet më të këndshme të rikonstruktimit të teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture të Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër.

Pyetje: Jeni të gjithë të unifikuar? 

Derhemi: Unë mendoj që 90-95% e artistëve shqiptarë janë të unifikuar në mendim timin. Kuptohet se ka edhe zëra ndryshe, sepse përndryshe pastaj nuk do të quheshim artistë, do të quheshim partiakë, do të quheshim parti, ushtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura