“Rama nuk mori në konsideratë kushtet e Bundestagut”- Kashahu nga PD: Njeriu i Perëndimit në Shqipëri është Basha

Sep 18, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Arben Kashahu, Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Berlin ku nuk u prit nga drejtuesit e CDU-së, thotë se kreu i qeverisë nuk mori në konsideratë kushtet e Bundestagut gjerman.

kashahu

“Rama nuk dha prova për integrimin. Ai nuk u mori në konsideratë kushtet e Bundestagut,” tha Kashahu.

“Qeveria ka dështuar për të treguar përpjekje për realizimin e kushteve. Kushti numër 1 ishte reforma zgjedhore. Sjellja e mazhorancës ndaj reformën zgjedhore është pengesë për integrimin,” tha Kashahu në Syri.tv.

Ai komentoi edhe politikën e Ramës me fqinjët, duke theksuar se Shqipëria jo vetëm nuk i ka shuar problemet në rajon, por i ka shtuar.

Kashahu tha se Rama nuk ka treguar se është perëndimor.

“Njeriu i Perëndimit në Shqipëri nuk është Rama, njeriu i Perëndimit në Shqipëri është Basha,” tha Kashahu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura