Rama nuk i ndahet dronëve dhe satelitëve: Do vijnë, shpresoj! Do monitorojmë nga ajri fermerët për naftën që marrin

Jun 28, 2022 | 13:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ambicien për të ndjekur nga pas fermerët që aplikojnë për naftë përmes dronëve dhe satelitëve.

Dhe pse dronët dhe satelitët e premtuar nga Rama për t’u vënë në përdorim brenda gjysmës së parë të këtij viti nuk kanë ardhur ende, kryeministri shprehu optimizmin e tij se deri në fund të vitit “do vijnë”.

Rama tha se ndjekja e fermerit me dron dhe satelitë për të monitoruar ku shkon nafta e marrë nga shteti, do të bëhet për të shmangur fiktivitetin.

Edi Rama: Se na ka ardhur tani kjo po bashkë me dobësinë që na është shfaqur para e plotë. Sot në mëngjes folëm me ministren për këtë që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht.

Pra kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt por kjo ka dhe një problem në aspektin tjetër.

Kjo është e mirë se na çon drejt formalizimit, por ka dhe një problem nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë por më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend?
Se nuk del llogaria, pra ka një shkallë fiktiviteti.

Kjo shkallë fiktiviteti do adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit me regjistrin digjital të fermës.

Vënien në përdorim të dronëve dhe satelitëve që për arsye procedurash etj etj kanë marrë pak më shumë kohë se sa ne e kishim parashikuar por që do të vijnë, do vijnë brenda këtij viti shpresoj.

Dhe me faturat pra naftën do e marrësh po do sjellësh faturat tani. Nuk do mjaftojë vetëm që po kërkoj naftë e po aplikoj se kam këtë tokën këtu por do vijë dhe fatura e raporti që ti ke marrë naftën e ke prodhuar e shitur e për atë sasi ti do vijosh të kompensohesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura