“Rama nuk i ka thënë një herë punës merhaba”- Deputeti demokrat i zhgënjyer nga Parlamenti: Ç’desha që erdha këtu. Albin Kurti ikonë, politikani më i pakorruptuar në Ballkan

Sep 17, 2021 | 13:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti në fjalën e tij gjatë seancën plenare maratonë ka deklaruar se Parlamentin e sheh në një nivel “për të ardhur keq”. Duke e vënë theksin tek një plagë e shoqërisë shqiptare, varfëria, Alizoti tha se deputetët bëjnë diskutime politike s’i ti përkisnin një sistemi totalitar.

 

“Më ka bërë gjithë kohës shumë përshtypje dhe ua them me sinqeritet “ç’desha që erdha këtu”, u shpreh deputeti demokrat.

Ndërkohë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një person “që gjithë jetën e tij nuk i ka thënë një herë punës merhaba”.

Duke përmendur edhe nismën ‘Open Balkan’ që ka përplasur Kosovën me Shqipërinë, Alizoti e quajti kryeministrin Albin Kurti “ikonë” dhe “politikani më i pakorruptuar në gjithë Ballkanin”.

 

Fjala e plotë

E kam për herë të parë prezencën në parlament më ka bërë përshtypje që pjesa më e madhe e diskurit ka një formë recitimi që fatkeqësisht vjen tipar nga sistemi totalitar.

Objektivi im, do bëjmë këtë do bëjmë atë, objektivi im, këto janë tipare të dukshme të stalinizmit në diskutim.

Një ndër komisarët e famshëm të popullit të Stalinit ka qenë Lazar ekanjovic që thoshte se duhet ideja të bëhet me energji dhe pa argument.

Ne duhet të bëjme diskutime politike, ju kërkon ndjesë nëse do jem kaq direkt më duket nivel shumë banal, diskutim politik për një popull që është shumë i varfër dhe ka këtë nivel diskutimi.

Unë e di që ka deputetë dhe nga PS e PD që kanë aftësinë të bëjnë diskutime politike . Sipas meje këto janë thjesht recitime. Nëse do dëgjojmë gjithë diskutimet tona ka një tipar dhe nga krahu jonë, janë maksimaliste.

Janë tipare të diktaturave. Pra që shkojnë në qiell e shkëputen nga realiteti.
Shqipëria është shumë e varfër dhe ju kolegë socialistë e keni parë kur keni shkuar nëpër fshatra që ka fëmijë të paushqyer, ka shumë prindër në Shqipëri që kur kthehen në shtëpi shikojnë sytë e fëmijeve të tyre që janë pa bukë. Ku është ky realizim kaq i madh?

Për të ardhur keq që 30 vjet demokraci këtu ka vetëm recitim, nuk ka diskutim esencial, mbi një vend kaq të varfër që nuk shkëputet dot nga doktrina staliniste.

Ka një lider i cili është mbi të gjithë dhe për atë ska asnjë ligj dhe ligji funksionon për të gjithë poshtë qoftë edhe në parti. Kulti i individit është në maksimumin e tij. Fatkeqësi për Shqipërinë.

Unë do përpiqem edhe nga krahu im, edhe në këtë Parlament të realizoj me ju një bisedë esenciale jo personale pavarësisht se me kryeministrin është problem, e gjithe biseda është banale, është personale. Ne këtu skemi ardhur të zihemi me njëri tjetrin se unë as nuk më njihni as ju njoh, disa i njoh por s’është kjo esenca.

Në parlament njerëzit me mend marrin vendime me mend.
Shpresoj që ky parlament do vijë në atë ditë dhe meqë hyra direkt në temë se më ka bërë gjithë kohës shumë përshtypje dhe ua them me sinqeritet “ç’desha që erdha këtu”.

Më ka bërë shumë përshtypje.

Kjo është bërë një maratone bisede, të gjithë kanë dëshirë të flasin e asnjëri nuk dëgjon.

Unë do kërkoja nga të gjithë ju të jeni më kurajozë, demokracia është kurajo.

Shqipëria ka nevojë për njerëz kurajozë. Sistemi stalinist prodhoi njeriun servil, dhe Shqipëria ka me kile njerëz servila.

“Open Balkan”

Vetë fakti që kryeministri aktual merr përsipër dicka që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që duhet ta pranojmë është politikan i artikuluar, atakohet dhe injorohet në këtë mënyrë.

Mos harroni ai ka bërë burg politik e ka nisur jetën e tij dume u rrahur nga policia, është një ikonë mund të them pa frikë se është politikani më i pakorruptuar në gjithë Ballkanin. S’mund të injorohet në këtë mënyrë. As Ramush Haradinaj, i cili familja e tij sfidoi jetën e vet për të mbrojtur kombin shqiptar, si mund ti përbuzësh ata?

Zotëria tha lojë luftërash. Nëse ka një njeri që gjithë jetën e vet lojë e si ka thënë punës merhaba është kryeministri që kemi.

Parlamenti në këtë nivel që është është për të ardhur keq.

Për Open Balkan duhet të kuptoni që është ide e Nanos, e marrë nga Rama se liderët e Ballkanit kanë delirin e madhështirë.

Ka një proces të Berlinit, pse duhet të fusi duart Rama? Ai mund të jetë shumë i zgjuar për gallatë, por politika e jashtme ka mendimtarë nuk është gallatë.

Të lejosh Serbinë të vijë në Kosovë pa doganë duke mos e njohur Kosovën, e evitoj fjalën tradhti se nuk e besoj realisht, është marrëzi, delir madhështie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura