Rama ngushëllon familjen e kreut të FNSH-së: Përulem me respekt para veprës së dëshmorit Gjeta

Oct 4, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, vëllezërve dhe motrës, të dëshmorit të Policisë së Shtetit, Simon Gjeta, rënë mbrëmë në aksionin për kapjen e të kërkuarit, tashmë të vrarë, Ruzhdi Arishta.

Rama-interviste“Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë të shtetit me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot i bashkohet atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.”­ thuhet në mesazhin e kryeministrit.

“Me bindjen e thellë se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t’i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të thellë përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta.”­ thuhet në mesazh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura