Rama, nga Serbia në Kosovë. Do pritet nga banorë në Gjilan

Nov 11, 2014 | 12:43
SHPËRNDAJE

Rruges per ne kthim kreu i qeverise se Shqiperise, Edi Rama do te pritet gjatë kalimit nëpër Kosovë, pasi të hyjë në pikën e kalimit te Dheu i Bardhë, aty rreth orës 16:00.

Sipas Express, një grup i qytetarëve në Gjilan do ta presin atë në magjistralen Dheu i Bardhë – Gjilan, saktësisht në hyrje të Gjilanit, në hapësirën e qendrës tregtare Drini.

Qëllimi i organizatorëve është që me këtë pritje përshëndetëse të delegacionit shqiptar, në krye me kryeministrin Edi Rama, gjatë kalimit të tyre nëpër Gjilan, t’i shprehin kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe delegacionit të tij, falënderimin për përfaqësimin dinjitoz edhe të shqiptarëve të Kosovës në vizitën e tij në Beograd.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura