Rama në Vlorë, ndan 250 legalizime falas. Njëri nga banorët me emrin Zaho, ja batutat

Mar 3, 2015 | 15:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë legalizime falas për banorët në qytetin e Vlorës. Sipas tij, legalizimi është një proces me rëndësi kombëtare, pasi qytetarët kanë shpenzuar çdo kursim për të ndërtuar banesat.

Rama ndan tapitë në Vlorë

Rama ka bërë batuta edhe me një prej banorëve i cili e kishte emrin Zaho, ashtu sikurse edhe djali i shefit të qeverisë. 

Rama: Këtë do ta jap vetë. Ku e ke Zahon?

Banori: Zaho është në emigracion.

Rama: Doja ta takoja Zahon, të fala Zahos. Edhe Zaho, edhe nga lagjia “Kushtrimi”.

Rama në Vlorë

“Të gjithë ata që po marrin lejen e legalizimt janë familje emigrantësh, njerëzish të punës dhe jo biznesmenë që marrin leje për godina një katëshe, restorante, as godina mbi rërë, as për pallate, sepse për 8 vjet ata që e çmendën këtë popoll… dhe e lanë ta marri lumi sa herë bie shi, nuk menduan t’ju legalizojne shtëpitë por të përfitojnë duke legalizuar bizneset, duke bërë një dëm të dyfishtë, se bizneset e legalizuara aty ku nuk duhet të ndërtohet, ka një kosto të cilën e paguajmë të gjithë ne bashkë se kur vjen puna për t’u prishur duhet shpronësuar se kanë dokumente në hiopotekë”,- tha kryeministri. 

Duke iu përgjigjur një banori, Rama tha se këtë vit “do investojmë në qytet më shumë se c’është investuar në vite të tëra sëbashku dhe duke bërë rrugën Transballkanike dhe duke e lidhur me rrugën kombëtare, duke bërë shëtitoren si një vend evropian, padyshim që kemi hapur një epokë të re dhe pas zgjedhjeve kur bashkia e re e Vlorës të përfshijë edhe disa komuna rreth e rrotull, do investojmë edhe brenda lagjeve, edhe për cerdhet për shkollat edhe me rradhë…falë faktit që ata që nuk paguanin energji deri dje, sot po paguajnë e po fillojnë të na e lehtësojnë barrën”,- tha shefi i qeverisë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura