Rama në Universitetin Bujqësor: Fermerët e Korçës të heqin dorë nga patatja, pse janë ‘të dënuar’ ta mbajnë stok

Feb 14, 2018 | 9:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga ku foli për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve. Rama ka theksuar rendesine e studentëve master shkencor të Universitetit të Bujqësisë, qe mund do të angazhohen në krah të fermerëve, për shpjegimin e skemave, plotësimin e aplikimeve, si edhe shkrimin e projekteve per perfitimin e fondeve nga BE.

rama ne universitet

“Ne vend se te mbaroni masterin e te rrini te kafja e te prisni ndonje pune shteti, shikoni mundesite qe te beheni te afte qe duke mbeshtetur, ndihmuar fermeret si konsulente te merrni ju fitimin nga projekti fitues”.

Rama i ka kthyer edhe pergjigje ankesave te fermereve te Korces qe ankohen se patatja e tyre nuk ka treg per tu shitur.

“Në Korcë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë babane në Alpe le ta bëë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura