“Rama në tronditje të thellë psiqike, pritje për të festuar suksesin imagjinar”

Jul 28, 2016 | 9:51
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ironizon thirrjen e Fatmir Xhafës për të festuar miratimin e reformës në drejtësi me konsensus. Sipas deputetit demokrat, ky është një urdhër i kryeministrit Rama, “për të festuar suksesin imagjinar, dështimin për të kapur drejtesinë”.

Berisha1

Statusi i Berishës:

Fatmir droga me urdher te Edvin Shullazit pritje ne Pallatin Presidencial per te festuar suksesin imagjinar, deshtimin per te kapur drejtesine!

Te dashur miq, Edvin Shullazi po perjeton nje tronditje te thelle psiqike pas konsensuit lens non volens qe u imponoi PD me 22 korrik ne votimin e reformes ne drejtesi sipas rekomandimeve te Venecias. Rama thuhet se eshte konsultuar, edhe pas mesnate, nga neuropsiqiatri i tij dhe psikoanalistja e ekipit.

Ai ka pagjumesi por me e keqja ka klithma te pakontrolluara gjate nates. Ai nuk u qetesua aspak as me shpalljen e dites se hene pushim per te bindur te tjeret se ai nuk e votoi me detyrim reformen e drejtesise.

Mediat ja menderosen apo kripen festen sepse padrejtesisht ja lidhen me nje sebep familjar! Por Rama, per te qetesuar shpirtin se atij konsensusin nuk ja imponoi kryetari i PD Lulzim Basha duke ja shnderruar vijat e kuqe ne kepuce te kuqe, urdheron Xhafen e droges te organizoje festen qe i deshtoi me diten e pushimit per te shtruar nje banket te madh ne pallatin presidencial. Thuhet se po deshtoi edhe me kete pritje per te bindur shqiptaret, Rama do shtroje nje banket ne Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjapa, 70 desh, 180 qingja si perpjekja e fundi per te kaluar traumen e rende psiqike te 22 korrikut 2016! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura