Rama në Stuttgart, fton investitorët gjermanë të automobilistikës: Lehtësi për biznes në Shqipëri

Apr 24, 2015 | 18:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një vizitë në Stuttgart, kryeqendra e landit të tretë më të madh në Gjermani, ku u takua me homologun e Baden Ëurttemberg. Kryeministri Ëinfried Kretschmann, ka shprehur mbështetjen për qeverinë shqipare, kur u fol për nxitjen e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e dijes dhe posaçërisht të arsimit profesional.

Sipas Kryeministrit Rama, ajo çka Shqipëria mund të përfitojë nga Gjermania është sidomos ekspertiza e nivelit të lartë.

Kryeministri ne Gjermani

 

“Ka një sërë fushash ku ka shumë për të mësuar prej jush. Ne po shohim dita-ditës, në Shqipëri, përfitimin e të mësuarit prej jush, për shembull nga sistemi dual në arsimin profesional. Vetëm në vitin e parë të adoptimit të këtij sistemi, falë bashkëpunimit me Gjermaninë dhe marrjes së eksperiencës gjermane, ne e kemi parë një rritje 40% të të rinjve që hyjnë në arsimin professional,” – u shpreh Rama.

Kryeministri Kretschmann tha se duhen parë mundësitë e një bashkëpunimi aktiv edhe në fusha të tjera.

“Edhe në fushën e energjisë dhe të ambientit, si dhe në bashkëpunimin midis policive ka gjithashtu, pika ku ne mund të bashkëpunojmë.” 

“…shpreh vullnetin tonë të plotë për të bashkëpunuar me ju dhe njëkohësisht për të mikpritur të gjithë asistencën teknike nga ana juaj, por dhe të çdo sipërmarrjeje të landit tuaj që ka interes të investoje në Shqipëri.,- tha shefi i qeverisë shqiptare. 

 Ndërsa u takua me investitorë të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, në Mercedes-Benz Museum, dhe bëri me dije iniciativat në kuadrin ligjor për lehtësimin e klimës së bërjes biznes dhe investimeve, Rama ftoi investitorët gjermanë që operojnë në këtë sektor për të eksploruar mundësitë e investimeve në Shqipëri.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura