KKT miraton projektin për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës, Rama: Parametra të UEFA-s

Apr 1, 2015 | 13:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Projekti për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër u miratua sot nga Këshili Kombëtar i Territorit (KKT), i cili u mblodh sot në kryeqendrën e veriut të vendit.

“Morëm vendim të rëndësishëm për stadiumin e Shkodrës. Miratuam projektin për rindërtimin e stadiumit ‘Loro Boriçi’. Projekt i arkitektit të famshëm Peter Wilson…Shkodra dhe qytetarët e saj e meritojnë një stadium të tillë.  Stadiumi do të ketë parametrat e UEFA-s brenda dhe jashtë tij…”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura të KKT-së. [portfolio_slideshow]

Rama bëri me dije se në ditë në vazhdim projekti do t’i prezantohet qytetarëve të Shkodrës. 

Pas kritikave, Rama në Shkodër: Shqyrtojmë projektin e arkitektit Peter Wilson për stadiumin ‘Loro Boriçi’, puna nis së shpejti 

Kreu i qeverise, Edi Rama njofton se hidhet nje tjeter hap per projektin e ndertimit te stadiumit te Shkodres, aq shume i pritur nga tifozet e per te cilin shefi i ekzekutivit u vu ne qender te nje sulmi kritikash ne rrjetet sociale.

Rama ben me dije se sot ne Shkoder do te shqyrtohet projekti i arkitetit Peter Wilson per ndertimin e stadiumit.

“Sot ne Shkoder shyqrtojme projektin e arkitektit te famshem Peter Wilson per rindertimin e stadiumit Loro Boriçi qe nis nga puna se shpejti!”- shkruan Rama. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura