Rama në samitin ekonomik në Kinë: Nxitje zhvillimit të sektorëve me interes të përbashkët

Nov 24, 2015 | 15:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kinë, në krye të një delegacioni ku po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik dyditor, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, i cili po zhvillohet në qytetin Suzhou të Kinës Lindore.

Samiti i Kines 1

Kryeministri Rama theksoi se takimi i këtij viti konfirmon më së miri vullnetin politik dhe angazhimin e 17 vendeve pjesëmarrëse për të rritur nivelin e bashkëpunimit, në shtyllat kryesore të tij, të përcaktuara si të tilla në takimet e mëparshme.

“Në këndvështrimin tonë, qëllimi i kësaj nisme është bashkëpunimi ekonomik dhe vazhdimësia e dialogut politik. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në vitin e tyre të 66 janë shumë pozitive për momentin dhe jam i kënaqur të nënvizoj që po forcohen në drejtime të tjera; nisma 16+1 dhe projektet Belt e Road janë dy platforma të tjera që forcojnë marrëdhëniet tona.Lidhja e qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti ynë i dytë më i madh, do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit.”

Duke u ndalur në disa projekte konkrete, me rëndësi për zhvillimin e gjithë rajonit, Kryeministri Rama theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë nxitje zhvillimit të sektorëve me interes të përbashkët në këtë drejtim.

“Shqipëria po punon që t’i japë hov turizmit, i cili është një sektor prioritar kombëtar dhe një mjet për të promovuar rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Vendi ynë ka ofertë turistike të pasur dhe të shumëllojshme. Në vetvete, turizmi është ngushtësisht i lidhur me infrastrukturën, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. Së bashku me qeverinë e Malit të Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, presim me padurimin financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane që e quajmë ndryshe “Korridori i Kaltër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura