Rama në Lushnje: Kujtoni 44-ën, votoni 29-ën

Jun 13, 2013 | 19:48
SHPËRNDAJE
Edi Rama gjate nje mitingu

LUSHNJE- Kreu i Partisë Socialiste vazhdoi fushatën e tij elektorale me një miting në qytetin e Lushnjes, nga ku premtoi se do të punojë natë e ditë që ky vend të mos ketë asnjë të papunë. Gjatë fjalës së tij, Rama citoi një mikun tij veteran lufte; “Sot kam një amanet, nga një mik im i vjetër, veteran i luftës. Më mori në telefon e më tha; Kujtoni 44-ën votoni 29-tën”

Duke shprehur entuziazëm për numrin e madh të qytetarëve të pranishëm në miting, Rama tha se lushnjarët e kanë kuptuar rëndësinë e 23 qershorit.

“Ju e keni kuptuar se më 23 qershor nuk është një zgjedhje midis dikujt, dhe dikujt tjetër, një partie apo një tjetre, por është një zgjedhje mes dy botëve, mes botës rrënuese të Saliut, dhe vullnetit tonë për t’i dhënë Shqipërisë një rrugë të re. Një rrugë që do ta ndajë Shqipërinë nga papunësia, nga taska e sheshtë, nga braktisja e fshatit, nga shërbimet sipas xhepit, ku është e pamundur të gjesh një derë hapur. Ju doni një rrugë të re, një qeveri të re.”- theksoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura