Rama në Kuvend: Janë rikuperuar të gjitha vendet e punës së humbura nga pandemia. Sa pritet të ulet norma e papunësisë

Nov 15, 2021 | 11:00
SHPËRNDAJE

Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2022, kryeministri Edi Rama dha në Kuvend lajmin se sipas regjistrave të shtetit, sot janë rikuperuar të gjitha vendet e punës që janë humbur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rama tha se qeveria është optimiste se “norma e papunësisë nga 11.4% që është sot, që të jemi të qartë, të ulet në 10.3%”

“Lajmi i mirë sot që flasim, është se në janar të vitit 2021 me librat e shtetit flas, me cfarë është aty, janë rikuperuar të gjitha vendet e punës së humbura nga pandemia dhe se rritja ekonomike që padiskutm falë dhe gjithë këtyre injektimeve ku hyjnë dhe shumë vepra të infrastrukturës publike që nuk i numërova do vazhdojë duke bërë që të jemi optimist që norma e papunësisë nga 11.4% që është sot, që të jemi të qartë të ulet në 10.3% dhe ndërkohë të bëjmë cmos të rrisim hapësirën për vende pune të paguara më mirë dhe kjo është arsyeja pse duhet të vëmë shumë forca për tekn ologjinë, sart up, rrjet të qendrave të teknologjisë për të rinjtë që do shtrihet në bashkitë kryesiore nga Tirana”, thsa Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura