Rama në Kuvend: Ja kush kanë qenë dy përballjet e mia me Shullazin

Apr 22, 2016 | 8:19
SHPËRNDAJE

Ashtu si edhe pritej, çështja “Shullazi” ka qenë kryeqendër e debatit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilin u përfshi që nga fillimi i seancës edhe vetë kryeministri Rama.

rama-kuvendPas akuzoi prokuroinë se nuk dha autorizim për përgjimin e Shullazit, Rama u kujtoi deputetëve të opozitës dy herët e vetme të përballjes së tij me të arrestuarin.

“Shyqyr që ju doli Shullazi të gjeni sebepin tjetër të shtyni reformën në drejtësi. Meqë nga vendi flisni edhe më pa karar se këtu, unë them që është humbja më e madhe e kohës kjo e enjte këtu me ju sepse jeni kaq larg realitetit dhe keni kaq pak respekt për shqiptarët, i dini kaq budallenj, sa mund të besojnë ato që u tregoni ju si të vërteta. Kur flisni për Shullazin, më duken si ata që bërtasin në pyll nga frika se mos i gjen ndonjë gjë, se unë Shullazin e kam ndeshur dy herë në jetën time dhe me porosinë tuaj, në zgjedhjet e 2007 dhe herën e dytë në zgjedhjet e 2009, e kam ndeshur si personin që ka shkuar dhe ka dhunuar takimin elektoral të PS në njësinë 7, dëshmitarët janë ata, edhe Vasilika Hysi me Besnik Baren, dhe njëfarë Erzen, Erzen pyeteni atë, jo lumin po drejtorin, thojini si ka qenë ai rast”- tha Rama.

Duke iu përgjigjur akuzave të Palokës, Rama i ka thënë me ironi se mes “Trumpit dhe atij të zgjedh ty kurse ai i Pentagonit ai është punëtor i Trumpit në shtabin elektoral. Mes trampit dhe punëtorit të trampit, trampistin më të mirë të kam ty, të paktën je shqiptar. Unë nuk jam nga ata që besoj se ke luajt poker me Shullazin te ‘Milosao’, nuk hyj te ata që e besoj këtë, unë di që ti i le lekët nëpër skedina, por ato lekët e gjyqit një më një do ti japësh se do ia fal shkollës së gazetarisë, e sa për dijeninë tënde mos u nxito do presim edhe kushtetuesen, por për momentin je i dënuar si shpifës për Shullazin.


Rama flet per takimet me shullazin by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura