Rama në Jalë, komentuesit: O Edo po të vjen Monika me kallash. Vajza: Je shofer, por patentën…

Jul 20, 2017 | 9:23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në festivalin veror i të rinjve të Internacionales Socialiste në Jalë, nuk ka nguruar pa shkëmbyer disa batuta me të rinjtë e pranishëm atje.

vajza

Ndërsa ai priste pyetje nga të rinjtë, një vajzë i është drejtuar duke i thënë që Rama është shoferi më i mirë.

Vajza: Përshëndetje dhe urime për fitoren e Partisë Socialiste. Ju si kryeministër keni bërë bujë dhe mund të themi që jeni shoferi më i mirë.

Rama: Një sekond unë nuk jam shofer.

Vajza: Po iu them që patentën që fituat në 2017 uroj ta fitoni dhe në 2021.

Rama në Jalë, komentuesit: O Edo po të vjen Monika me kallash. A ka në menu ngjalë?

Kryeministri ka qenë i pranishëm ditën e sotme në kampin e Jalës. Por teksa ai fliste live, të shumtë ishin komentuesit që e ngacmonin dhe njëri prej tyre e pyeste nëse do kishte në Jalë ndonjë menu me ngjala.

rama ne jalllle

Qytetari: Nuk më thua,kush i paguan gjithë shpenzimet e atyre të rinjëve…..?
A ka në menu ngjalë, në Jalë?
Punë të mbarë!

Qytetari: O Edo po te vjen Monika me kallash, se i iku qyli

“Kam vu bast me shokun, po ma ktheu Rama komentin do…”, shikoni si reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama është i njohur si një tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane Juventus. Pothuajse çdo ndeshje të kësaj skuadre kryeministri Edi Rama e ndjek dhe në rrjetin e tij social “Facebook”, shpeshherë komenton dhe rezultatet.

Të shumtë janë qytetarët që i komentojnë për çdo statusi që publikon Rama bë rrjetin social, qoftë për atë çfarë kryeministri publikon apo dhe për gjëra të tjera që e shqetësojnë.

Por, Rama shpesh komenton dhe replikën me qytetarët nëpër komente.

Një qytetarë i ka shkruar dje në komente se nëse Rama, do ti përgjigjej ai kishte vënë bast me një shok, dhe do të bëhej tifoz i Juventusit.

Por, mesa duket Ramës, nuk i ka shpëtuar komenti dhe ka reaguar ku i shkruan se ai nuk ka shanse që të bëhet Juventin duke i shpjeguar dhe arsyen.

Qytetari: O Nokuuuu kam ve bast me nje shkoun tin po ma ktheu z.Edi Rama komentin do behem Juventus.

Rama: Arbin Qaili Nerazzurri une po ta kthej pergjigjen po juventin ti s’ke shans te behesh dhe e di pse? Sepse je mesuar te rrihesh qe i vogel nga Juvja?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura