Rama në Elysee për negociatat, zbardhen detaje nga takimi me Macron. Çfarë tha Presidenti francez

May 15, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Presidenti francez Macron prit Kryeministrin Rama në Elize, në një takim që ishte parashikuar të zgjate 50 minuta por që shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta. Burime nga delegacioni shqiptar bënë me dije për Top Channel se Macron dhe Rama kanë qëndruar kokë më kokë për 45 minuta.

rama_macron-933x445

Presidenti Francez mësohet se është shprehur me nota shumë pozitive për reformat, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacioni shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një shqetësim i hershëm i për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderuar Kryeministrin Rama për bashkëpunimin me institucionet e specializuara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkimit.

Kryeministri Rama nga ana e tij ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Shqipërisë meritën në procesin e integrimit evropian dhe të pranojë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në përgjigje, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimtar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishme. Për sa i përket politikës së jashtme të Tiranës, Presidenti francez ka vlerësuar koherencën e Shqipërisë dhe linjën e saj të konsoliduar me politikën e jashtme të Bashkimit Europian.

Rama mbërrin në Paris, nis takimin me Presidentin Macron për negociatat e Shqipërisë

Vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Francë, me Presidentin Macron ka rastitur në një moment mjaft delikat për politikën shqiptare dhe vecanërisht qeverinë e tij.

Teksa opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj pas audiopërgjimit të publikuar ku përmendet vëllai i tij Agron Xhafaj i cili sipas PD bën pazare droge dhe ish ministri i tij, Saimir Tahiri ka dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë, Rama ndodhet sot në Paris në një takim me Macron në Pallatin Elysée.

Takimi i shefit te qeverise shqiptare vjen pak dite para vendimit te Brukselit per negociatat e Shqiperise dhe si Gjermania, ashtu edhe Franca njiheh si vende skeptike per hapjen e negociatave me BE.

Ja postimi i Ramës:

rama nga parisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura