Rama në Beirut me gjeneralin e lartë: Konfirmuam sy më sy për vijimin e operacionit të kthimit të fëmijëve të tjerë nga Siria

Oct 27, 2020 | 11:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Beirut një takim me gjeneralin Abass, duke e falënderuar për ndihmën e kthimit në atdhe të fëmijeve që ndodheshin në kampin Al Hol në Siri.

“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, shkruan Rama në  Facebook.

Një ditë më parë kryeministri takoi tre fëmijë, të cilët u shpëtuan nga kampi dhe sot pritet të kthehen në Shqipëri.

Floresha Rasha bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha do të kthehen në vendlindjen e tyre pas disa vitesh në kampin sirian me çadra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura