Rama në Athinë, nxjerr videon e takimit me kryeministrin grek

Oct 29, 2019 | 14:10
SHPËRNDAJE

Ashtu sic ishte paralajmeruar, kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka zhvilluar kete mesdite ne Athine nje takim me kryeministin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Takimi eshte zhvilluar ne seline e krteministrit grek ne Athine, nderkohe qe vete Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, nje video nga pritja dhe takimi ne zyren e homologut grek.

Homologu grek e ka pritur Ramen ne hyre te selise, pritje qe eshte shoqeruar nga nje shtrengim duarsh, e me pas e ka ftuar ne zyren ku do te zhvillohej takimi.

Ne video, duket se Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballku.

Me heret, Rama mbajti edhe nje fjale gjate samitit te katërt euro-arab që mbahet në Athinë.

Nderkohe mediat greke rapotojne se takimi i Kyriakos Mitsotakis me Edi Ramën do të pasohet nga një takim me kryeministren serbe Ana Brnabic.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura