Në 2016-n nis shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes

Dec 30, 2015 | 11:51
SHPËRNDAJE

Në takimin e fundit për këtë vit me publikun dhe gazetarët, kryeministri Edi Rama ka dhënë disa lajme të mira për vitin e ardhshëm. Pasi njoftoi se Italia hoqi taksën 500 euro për kamionistët shqiptarë që hyjnë në vendin fqinj, ai tha se në vitin 2016 do të nisë shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes.

“Lajmi i ri dhe lajmi i mirë tek shëndetësia është se vitin e ardhshëm fillon shërbimi shëndetësor falas tek mjeku i familjes. Nuk do të ketë më asnjë tarifë, asnjë pagesë për mjekun e familjes”,- tha Rama.

doktor-recete-c1200x600

Duke folur në parim për sistemin shëndetësro dhe arritjet gjatë vitit që po lëmë pas, Rama theksoi:

“Bazuar tek projekti ynë i madh kombëtar i check-up-it falas për 870 mijë qytetarë të moshës 40-65 vjeç që e përfitojnë këtë kontroll shëndetësor çdo vit, ne iu kemi kursyer qytetarëve 45 milionë dollarë.

Këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur  me baltë. Nga ana tjetër, për herë të parë kemi vendosur bazën për të pasur atë që çdo shtet normal e ka prej shekujsh apo prej dekadash, atë që ne na mungon; një panoramë të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe një instrument për të identifikuar në kohë probleme që janë në zhvillim dhe që mund të parandalohen dhe për të përcaktuar edhe gjithë profilin e politikave dhe shpenzimeve në shëndetësi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura