“Rama ndërmjetës në Bjellorusi? E pabesueshme”/ Gazetari i Bild që publikoi përgjimet për blerjen e votave reagon me ironi

Aug 21, 2020 | 17:17
SHPËRNDAJE

Gazetari gjerman Peter Tiede reagon me ironi pas nismës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama që të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi.

Untitled-1-e1598018971627

Shqipëria drejton aktualisht kryesinë e radhës së OSBE-së, organizatë e cila përbëhet nga 57 vende anëtare.

Gazetari Tiede publikoi përgjigjet për blerjen e votave në zonën e Shijakut dhe në Dibër, të njohura si dosjet 339 dhe 189.

“Nuk është shaka: Edi Rama tentoi dje të nisë negociatat me Lukashenkon. Në emër të OSBE-së. Nuk mund ta besoj!”, shkruan ai me ironi.

peter-tiede

Kryeministri Rama i cili mban ligjërisht edhe postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë kërkoi pak ditë më parë të ndërmjetësojë zgjidhjen e krizës politike në Bjellorusi bashkë me homologen suedeze, vendi i të cilët merr drejtimin e OSBE-së vitin e ardhshëm.

Nisma u mbështet nga Bashkimit Evropian, SHBA por edhe Moska, por nuk u pranua nga presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Prej ditësh në Bjellorusi po zhvillohen protesta për shkak të manipulimit të zgjedhjeve të 9 gushtit, shoqëruar me arrestime të shumta dhe dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura