Rama ndan leje legalizimi në Lushnje, kryeministri poston foto të banesave në rrugë

Mar 6, 2015 | 15:42
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, pasi dha dëshminë e tij në prokurori për çështjen “Doshi”, udhëtoi drejt Lushnjes për të shpërndarë certifikata legalizimi. Teksa dorëzoi personalisht certifikatat për banorët, Rama tha se qeveria është e vendosur për të formalizuar të gjitha zonat informale në mbarë vendin. 

“E kane legalizuar ne rruge e tani shteti duhet ta shpronesoje me para! Mijera te tilla peshqesh nga koha e ‪#‎VajmedetPD‬“, shkruan kryeministri në Twitter, si tekst shoqërues i këtij imazhi:

Postimi i Ramës në Twitter

Nga Lushnja iu përgjigj akuzave të opozitës për prishje selektive të ndërtimeve. “Në asnjë aksion nuk janë kryer prishje të tilla”, tha ai. 

Në Lushnje në 10 muajt e fundit janë legalizuar 590 objekte. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura