Rama: Mund të dështojmë me Serbinë, por tregoni që jemi ndryshe

Oct 4, 2015 | 7:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ne perballjen me Serbine, te enjten e 8 Tetori ne “Elbasan Arena”, edhe mund te deshtojme, por ai ka theksuar se e rendesishme eshte ta provosh deri ne fund suksesin.

Sipas Rames, lojtaret e kombetares shqiptare duhet te tregojne qe jane ndryshe nga kundershtaret, edhe nese deshtojme per nje fitore qe do te na kualifikonte ne kampionatin Europian.

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje ceremonie ku trajnerit te ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, i eshte dhene titulli Honoris Causa ne shkencat shoqerore nga Universiteti Europian i Tiranes
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje ceremonie ku trajnerit te ekipit Kombetar Shqiptar te Futbollit, Gianni De Biasi, i eshte dhene titulli Honoris Causa ne shkencat shoqerore nga Universiteti Europian i Tiranes

“Në prag të një ndeshje vendimtare, unë dua t’i kthehem prap bazës së filoziofisë së Xhanit: që është dështmi, por s’mund ta pranojmë kurrë të mos e provojmë deri në fund suksesin.

Ndeshja është vendimtare për tu kualifikuar por është vendimtare edhe për një arsye tjetër, për të bërë diferencën në fushën e lojës, në shkallët e stadiumit, diferencën mes respekt jo vetëm të trajnerit dhe djemve në fushë, por edhe atyre nënave dhe baballarëve që Xhani nuk harron t’ua kutojë djemve të vet, që meritojnë që jo vetëm djemtë të japin dicka në fushë por edhe ata që do ndjekin ndeshjen në fushë të japin gjithcka për të provuar që ne jemi ndryshe …të respektojmë jo vetëm kundërshtarët.

Dimë të këndojmë himnin tonë por ne dimë të respektojmë edhe himnin e kundërshtarit…dinjitoz, të dalim ashtu sic duan nënat baballarët e këtij kombi dhe sic do donin edhe etërit që dhanë edhe jetën e tyre për këtë komb. Një komb që mbetet dinjuitoz në fitore, barazim edhe humbje.

Sepse në fund të fundit, sic Xhani më ka thënë se ju thotë lojtarëve në momente të vështira: Vetëm luani, shijojeni lojën”, tha shefi i qeverise.

Keto deklarata Rama i beri gjate nje ceremonie në UET, i cili i dha trajnerit te kombëtares Xhani De Biazi iu dha titulli “Honoris Causa”.

Jam i nderuar që marr këtë titull dhe uroj që të na sjellë fat për kualifikimin”,- tha ai.

Duke iu referuar shprehjeve të Majkëll Xhordanit, por edhe filozofisë se Xhani De Biazit, Rama u perpoq te percillte nje mesazh ne lidhje me ndeshjen me Serbine. 

“Meqenese këtu u ftova si kryeministër dhe si ish-sportist por kam luajtur basketboll jo futboll, do i referohem Majkëll Xhordanit: Duhet ti pranosh gjërat me veten tënde përpara se sa ti bësh ato realitet. E gjej shumë të përafërt këtë shprehje me atë cka Xhani ka thënë një herë: Kush ngurron është i humbur.

Dhe filozofia ime e jetës, jo e imja por e Xhanit, por edhe e imja në ktë rast është të përpiqem për të përmirësuar atë që varet nga vullneti im. Dhe Majkëll Xhordani e plotëson këtë mendim duke thënë: Unë mund ta pranoj dështimin, por ajo që unë s’pranoj kurrë është që të mos provoj suksesin, dhe të gjitha këto na bëjnë sot të privilegjuar”,- ketu Rama perfitoi te bente edhe nje batute: ‘…e në këtë rast edhe unë ju kam privilegjuar si ish-sportist se duke pasur frikë se si kryeministër mund të mos vija shtoi edhe këtë që kam qenë ish-sportist”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura