“Rama ministër i Jashtëm”, si e paralajmëruan analistët: Zgjidhja për të dalë nga ngërçi…

Jan 14, 2019 | 13:03
SHPËRNDAJE

Mundësinë që vetë kryeministri Rama do te merrte ne dore edhe drejtimin e Ministrise se Jashtme, e paralajmeroi emisioni “Java në RTSH”, teksa folen analistet Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Rama-cakaj

Nga ajo studio Vangjeli deklaroi: “E pakonfirmuar, por së paku dy burime pohojnë se kryeministri Rama ka një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese, e cila me gjasë nuk kalon nëpëmjet emrit të Genti Cakajt. Ky rast dëshmoi dhe njëherë në mënyrë të habitshme sesa tensione e emocione shpërthen shoqëria shqiptare në përgjithësi në situata përplasjeje sa delikate dhe të personalizuara janë marrëdhëniet dhe raportet mes institucioneve kushtetuese në vend. Sa e papjekur vazhdon të jetë demokracia shqiptare”.

java

Nderkohe ai dhe Zogaj pohuan se nëse ky version miratohet edhe zyrtarisht, ka gjasë që ministri i ri i Jashtëm të jetë edhe vetë Edi Rama.

Zhvillimet e sotme treguar se ishte nje paralajmerim i qelluar. Zyrtarisht sot, kryeministroi Rama e njoftoi se do te mbaje de jure edhe postin e Ministrit te Jashtem, dekret qe pritet t’i mberrije ne tryeze presidentit Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura