Rama, Meta e Idrizi, 3 orë takim: U fol për raportin e FMN dhe Drejtësinë

Feb 5, 2016 | 18:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Rama, kreut te Kuvendit, Meta dhe kreut te PDIU-së në Vilën 30.

Rama-Meta

Takimi zgjati plot tre orë dhe në të morën pjesë edhe ministri Tahiri, Ahmetaj, Panariti dhe Manjani, si edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së Petrit Vasili.

Pas takimit, ministri Ahmetaj tha se u diskutua per reformen ne Drejtesi dhe per raportin e FMN-së për rritjen ekonomike të Shqipërisë, për të cilin Luan Rama kritikoi qeverinë dhe më pas LSI u detyrua ta përgënjeshtrojë si qendrim personal.

Ahmetaj tha se per reformen ne Drejtesi do të priten pergjigjet e Komisionit te Venecias, ndersa per Byrone Kombetare te Hetimit nuk dha asnje koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura