Rama mesazh militantëve: Në PS tema kryesore s’duhet të jetë punësimi në shtet

Nov 30, 2015 | 12:17
SHPËRNDAJE

Turi i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama “Të pastrojmë Shqipërinë” ka vijuar në Berat ku kreu i socialistëve tha se kjo forcë politike duhet të hapet ndaj të gjithë qytetarëve që janë shembull në komunitet.

12309410_10208108071885344_1990909541_n

Duke folur para të anëtarëve socialistë ai tha se “për të bërë këto reforma është e domosdoshme që të kemi një PS të modernizuar në përbërjen e strukturës sociale të organizatës. Është e domosdoshme që organizatat socialiste të jenë struktura që përfshijnë të gjithë komponentët e shoqërisë në çdo lagje, në çdo fshat. Është e rëndësishme që organizatat e PS-së të hapen ndaj njerëzve të punës, ndaj njerëzve të suksesit. Ndaj njerëzve që në jetën e tyre të përditshme janë shembull se si gjërat bëhen me vullnet, me punë dhe këmbëngulje”.

Sipas tij “këtu kam parasysh punëtorët dhe gratë punëtore në fabrikat e vogla. Këtu kam parasysh të gjithë ata ndaj të cilëve PS-ja ka detyrimin tu trokasë në derë dhe tu ofrojë mundësinë për të folur përmes PS-së, për ti mbështetur dhe për ti rritur cilësisht reformat tona. PS-ja nuk mund të jetë hapësira ku tema kryesore është ‘dua një punë në shtet’ dhe ‘pse hyri në punë ky dhe nuk hyra në punë unë’. Sepse ka një Shqipëri që sigurisht ka nevojë për një punë, por ka edhe një Shqipëri që punon dhe që përbëhet nga komponentë të fortë të shoqërisë që kanë pa dyshim halle, shqetësime, probleme, që nuk lidhen me thjesht kam apo skam një vend pune, por që lidhen me shumë aspekte të tjera të cilësisë së jetës”.

“Janë me qindra mijëra vende pune në zyrat e punës. Shumica janë vende pune për punëtorë, nqse do punë shko puno. Nëse do një pension dhe një kompjuter të lozësh me letra në zyrat e shtetit, kjo është histori tjetër, por taksa s’ke paguar asnjë ditë se s’ke punuar asnjë ditë se s’do të punosh”,- vijoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura