“Rama me vëllain paditën kushërinjtë për një shtëpi 88 m2”

Jan 27, 2016 | 15:03
SHPËRNDAJE

Pas lajmit të publikuar dy ditë më parë për një padi që ka bërë e ëma e kryeministrit Rama ndaj disa kushërinjve për pronësinë e një apartamenti 88 m2 , ka dhënë mendimin e tij edhe ish kryeministri Berisha.

Edi dhe Olsi Rama
Edi dhe Olsi Rama

Përmes një statusi në faqen e tij në facebook ai shkruan se dy vëllezërit makutë (Edi dhe Olsi) janë të pangopur dhe kërkojnë edhe një apartament që është në pronësi të disa familjarëve të tyre.

Statusi i Berishës

Populli thote pasuria te shkyen syte!

Edvin dhe Olsi Rama padisin 10 kushurinjte trashigimtare te nje apartamenti 88 m2!!

Te dashur miq, populli thote pasuria te shkyen syte, kjo ka ndodhur dhe me vellezerit Rama, Edvinin, kreun e ekzekutivit te vendit dhe vellain e tij, Olsin kryesekserin universal, planetar te Edvinit.

Mediat njoftojne se keta vellezer makute kane paditur 10 kushurinj e familjare te tyre per çeshtje trashegimie, pronesie te nje apartamenti me siperfaqe 88 m2 ne Tirane. Vellezerit e pangopur Rama, thuhet se pas sherreve te stergjatura me kushurinjte dhe familjaret e tyre, te cilet nuk pranojne t’u njohin hise ne apartament Rames dhe Olsit, kane ngritur padi ne gjykate kunder tyre.

Rama, njelloj si ne rastin e padise absurde qe beri in ndaj meje, qe nuk doli vet por futi zonjen Aneta Koleka, nenen e vet dhe ne kete rast pale paditese ndaj 10 trashgimtareve te apartamentit, eshte zonja Aneta. Nderkohe nje akraba i afert me Ramen qe nuk do te identifikohet me shkruan se me gjykata qe i shane gjthe diten si te tilla e te atilla, Rama ka bere baterdine duke ju marre nepermjet dhjetera gjyqeve pronat ne Vlore kushurinjve te tij dhe duke mos dale vete ne asnje proces por duke paraqitur zj Aneta Koleka pale paditese.

Mjere kushurinjte çfare heqin tani qe Rama eshte kryeprokuror, kryegjykates dhe kryeminister i pronave te tyre, jo vetem qe i heq nga puna por ju merr dhe pronat. Ka te drejte populli qe thote se pasuria te shkyen syte, ketyre jua ka shkyer syte dhe me shume se sytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura