Rama: Me taksi pas mesnate për të kuptuar gjendjen e vendit

Jul 5, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama teksa fliste në konferencën e sotme për reformën në Arsimin e Lartë ka zbuluar para të pranishmëve një zakon të tij, që e praktikon prej kohësh për të kuptuar sipas tij ‘pulsin e vendit’. 

Rama gjate konferences

“Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që njëherë në cdo stinë pas mesnate marr një taksi dhe i them taksistit ‘fol tani’ dhe taksisti ecën dhe flet. Sepse është mënyra me e mirë për të kuptuar pulsin e vendit ku jeton”- tha Rama.

Sipas Ramës, “asnjë raporti i BB apo OSBE nuk ta jep pamjen e vendit tënd si ta jep një taksist pas mesnate në rrugët e Tiranës”.

E për t’u ndalur në cilësinë e arsimit që gjeti qeveria e tij, Rama ka përsëritur atë që e ka thënë shpesh para nisjes së reformës, se “u bënë vite që unë nuk gjej një taksist pa diplomë juridiku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura