“Rama me charter drejt Torinos”, Endri Fuga i përgjigjet Palokës: Është plotësisht e vërtetë, por…

Aug 25, 2018 | 22:51
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë Edi Paloka, në një postim në Facebook, shkruante sot se Rama ishte nisur nga Rinasi, për në Torino me charter.

Pas këtij postimi, “Panorama” ka kontaktuar me Drejtorin e Komunikimit të Kryeministrit Rama, Endri Fuga, i cili në një reagim ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

“Është plotësisht e vërtetë që kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Torinos, së bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime në jug të Shqipërisë, është kthyer sot në detyrën e tij”, ka thënë Endri Fuga për “Panorama”.

rama-fuga

Më tej në reagimin e tij drjetori i Kominukimit në Kryeminsitri shtoi: Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit. Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat. Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura