Rama mbyll vendin ditën e Fiter Bajramit/ Besimtarët myslimanë nuk do të mund të falen në xhami dhe sheshe

May 22, 2020 | 22:34
SHPËRNDAJE

Pavarësisht lehtësimit thuajse të plotë të masave kundër koronavirusit, e diela do të mbyllet sërish, çka do të thotë se besimtarët myslimanë nuk do të mund të falin namazin e Fiter Bajramit.

falja

Festa është kulmi i një muaji agjërimi, i cili mbyllet zakonisht me lutje të përbashkëta mëngjesin e ditës pas mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Megjithatë, kjo e diel, në të cilën bie festa e Bajramit, nuk do të mund të falet nëpër xhamia apo në sheshe publike siç ka ndodhur vitet e mëparshme.

Vendimi i papritur i kryeministrit Rama u lajmërua shkurtimisht në Facebook dhe vlen për zonat të cilat konsiderohen ende të kuqe për shkak të koronavirusit.

Dita e hënë është ditë pushimi zyrtar, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të ketë një vendim të ngjashëm si të dielën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura