Rama mbledh në një drekë krerët e PS-së në rrethe

Jul 19, 2016 | 14:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një drekë krerët e Partisë Socialiste në rrethe. Nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me qëllimin e takimin që nisi në mesditë, por dreka vjen në një situatë jo pak të tensionuar politike.

rama deputetet

Në kulmin e debatit për një reformë në drejtësi me konsesus dhe në vijim të zhvillimeve më të fundit, kur aleati në bashkëqeverisje Meta u deklarua për një qeveri teknike.

Mësohet se nesër, Rama do të mbledhë në një darkë deputetët e PS-së, në të cilën pritet të jetë në fokus gjithashtu aktualiteti politik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura