Rama koalicion edhe me partinë e Mark Frrokut, kush janë 39 aleatët e PS

Apr 19, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Marrëveshja e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste regjistron 40 parti të majta, të qendrës dhe të djathta, ku bie në sy pjesëmarrja e PDIU-së, e FRD-së, por dhe e kristiandemokratëve të Mark Frrokut, apo e Partisë Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës.

Rama me aleatet

Koalicioni i drejtuar nga PS ka në përbërje dhe tri parti komuniste të ekstremit të majtë, ndërkohë që Marko Dajti është larguar nga ky koalicion. Por, brenda të majtës nuk përjashtohet dhe një pol i ri i përbërë nga disa parti, nëse bisedimet me PS nuk do të dalin të suksesshme. 

Partia Aleanca Popullore e Artur Dojakës mund të bashkëpunojë në këto zgjedhje me Paskal Milon dhe Skënder Gjinushin, nëse këta të fundit do të refuzohen nga Partia Socialiste. Pritet që këtij grupimi t’i bashkohet dhe Fronti i Majtë që drejtohet nga Marko Dajti. 

Sot, koalicioni i majtë i kryesuar nga Partia Socialiste do të prezantojë 61 kandidatët për kryetarë bashkish në një dalje të përbashkët, që do të thotë se ndarja për krerët e bashkive ka përfunduar brenda së majtës. 

1- Partia Socialiste e Shqipërisë  EDI RAMA

2- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim  ILIR META

3- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet  SHPËTIM IDRIZI

4- Fryma e Re Demokratike  BAMIR TOPI

5- Partia Social Demokrate  SKËNDER GJINUSHI

6- Aleanca Arbnore Kombëtare GJET NDOJ

7- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane VALENTIN MUSTAKA

8- Partia Ambjentaliste NASI BOZHEKU

9- Partia Ardhmëria Shqiptare EMIN SUBASHI

10- Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet GAQO APOSTOLLI

11- Partia Bashkimi Republikan Shqiptar ZANE LLAZI

12- Partia Demokratike Integrim e Prosperitet HALIM SEITAJ

13- Partia e Çështjeve Shqiptare BUJAR SHURDHI

14- Partia e Gjelbër EDLIR PETANI

15- Partia e Pajtimit Kombëtar SPARTAK DOBI

16- Forca Rinia DRITAN BOKA

17- Partia e Punës e Shqipërisë MUHARREM XHAFA

18- Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë SKËNDER HALILI

19- Partia Unitetit Kombëtar IDAJET BEQIRI

20- Partia G99 ERVIN METE

21- Partia Komuniste e Shqipërisë QEMAL CICOLLARI

22- Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori PRENG ÇUNI

23- Partia Kristiandemokrate MARK FRROKU

24- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim NIKOLIN STAKA

25- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ASTRIT KOSTURI

26- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve YMER KURTI

27- Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë YZEIR FETAHU

28- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar AFRIM JESHILI

29- Partia Rruga e Lirisë KURT KOLA

30- Partia Shqiptare Atdheu KRESHNIK OSMANI

31- Partia Social Punëtore e Shqipërisë RAMADAN NDREKA

32- Partia Socialiste e Moderuar GJERGJ KOJA

33- PSV ‘91 PETRO KOÇI

34- Partia Toleranca e re e Shqipërisë AVDI KECI

35- Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë OSMAN MEMA

36- Partia Ligj dhe Drejtësi SPARTAK NGJELA

37- Partia Lëvizja punëtore Shqiptare SHEFQET MUSARAJ

38- Partia Aleanca Demokristiane ZEF BUSHATI

39- Partia Demokracia e Re Europiane KOÇI TAHIRI

40- Partia Aleanca Demokratike – EDUARD ABAZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura