“Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura”/ PD: Ja cili është qëndrimi i opozitës së bashkuar. Kryeministri nuk mund të fshihet pas…

Sep 18, 2020 | 14:38
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama mashtroi me listat e hapura. Në një reagim, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se propozimi i PS janë listat e mbyllura 100%.

gaz bardhi1Bardhi shprehet se qëndrimi i opozitës së bashkuar janë listat e hapura dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve.

“Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.  Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë.

Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtrues në panikun e humbjes”, thotë Bardhi.

Sot Këshilli Politik nderpreu punimet për shkak se  opozita nuk ka pranuar diskutimet mbi draftin e paraqitur ne Këshill nga mazhoranca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura