Kandidati për Guvernator bëhet këshilltar i Sejkos

Feb 27, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ekonomisti i njohur, ish-drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë, emri i te cilit u perfol si nje nga kandidatet e mundshem te qeverise per Guvernator do të jetë tashme këshilltari i Guvernatorit të sapozgjedhur të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Me pervojë, i njohur ndërkombëtarisht dhe i huaj, ashtu si Rama donte qe te ishte ne fakt vete Guvernatori i Bankes se Shqiperisë. 

Mario Blejer

Lajmin e ka dhënë mëngjesin e sotëm, vetë kryeministri Edi Rama, duke mos e fshehur kënaqësinë për zgjedhjen.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ai që do të këshillojë Guvernatorin do të jetë një ekonomist i famshëm. 

“Mario Blejer,ekonomisti i famshem qe ka qene dhe drejtor i politikave monetare te Bankes se Anglise do jete keshilltari i Guvernatorit tone!”- shkruan Rama. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura