Rama “lumë” kritikash nga kryebashkiakët tek deputetët e ministrat: Mandatin e tretë shkoni kërkojeni pa mua, e papranueshme që vijnë këtu dhe kanë…

Feb 29, 2020 | 14:04
SHPËRNDAJE

Edi Rama-kryetar-PS-Kongresi-PS (5)

Kryeministri Edi Rama ka renditur një sërë kritikash për anëtarët e Partisë Socialiste, kryetarë bashkishë deri edhe tek deputët e ministrat, të cilëve u ka kërkuar një ndërveprim më të madh me qytetarët për të treguar punët që bën qeveria.

Ndërsa u ka kërkuar energji dhe rigorozitet, tha se pa këto, mandatin në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë ta kërkojnë pa mbështetjen e Ramës.

Fjala e plotë:

Kush paguan për ata që nuk vijnë në punë në orën 8? Kush paguan për ata që mbyllin derën e vijnë në orën 10 duke dredhur zinxhirin? Paguan PS me imazhin e saj, me besueshmërinë, niveli i besimit të saj tek vetvetja e më pas tek të tjerët.

Ne jemi Premier Liga, ata janë nuk e di cila nga këto kategoritë e tjera, në jemi Champions ata janë besëlidhja e dytë. Rreziku që kjo na sjell ne të mos kuptojmë që kemi një shkallë të ulët të politizimit të organizatës socialiste, që s’është aty për t’u mbledhur për t’ju hedhur në fyt deputetit “dua punë, dua punë”, as për t’u thirrur kur ne duam vota, por është aty për tu kthyer në një qendër graviteti politik, gjë që nuk e kemi sot.

Rritja e fuqisë së gravitetit poltik është ajo që duhet të bëjmë nga sot deri në zgjedhjet e ardhshme, duke mos lejuar me kryetaret e degeve qe thone “dua punë se unë i kam dhënë PS”, duke mos toleruar më dyert e mbyllura.

E papranueshme qe vijne ketu deputetë e udhëheqësa e në zonën e qarkun e tyre s’e kanë arritur akoma që të kenë një bashkëkryetare grua, është turp, është tallje, smundet dot të marrim 800 mijë vota, energjinë që na duhet nëse ne nuk bëjmë ndryshe disa gjëra që kemi refuzuar ta bëjmë gjatë gjithë kohës.

Shkalla e ulët e komunkimeve të deptuetëve me komunitetin është tipologji, me përjashtime që përforcojnë rregullin, është e papranueshme që të mos kemi një shkallë komunikimi të depetetit me komunitetin real, ca shohin njerëzit sot nëpër media?

Nga shumë gjërat që ne bëjmë, asgjë, përkundrazi shohin gjëra që janë dekurajuese dhe në pjesë të madhe janë të pavërteta.

Kush do e mbushë këtë boshllëk të qytetarëve kur nuk kanë komunikim intensiv me ata më lartë?

Sot në kohën e teknologjisë është e pafalshme, edhe kjo është pjesë e armiqësisë që akumulojmë ndaj PS që ato mrrokllat nëpër xhepa të përdoren për gjithcka pervec se për këtë punë. Jam i binsur që ata që pashë aty pak më parë asnjë nuk merrej me Kongresin.

Ne jemi media më e madhe, kemi një oprganizatë 100 mijë veta, mediat nuk na mudnin dot në përpjekjen për të dhënë informacion për punët që bën, por nëse nuk e bëjme, boshi zë gjithmonë e më shumë vend.

Shkalla e ulët e ndërveprimit të qeverisë me deputetet, e të dyja bashkë me popullin s’mund të vazhdojë. Qeveria ka shumë punë, por s’është angari, por duhet ndërvepruar me deputetët intensivisht që të dy më pas të ndërveprojnë me popullin.

Shkalla e ulët e komunikimit mes vet niveleve të qeverisjes. Kemi sot gjithë bashkitë e vendit, patjetër qe e bëjmë atë punë më mirë se kushdo, por është ndryshe kur je aty e s’ke fare kundërshtar, tani të presin e të shohin të gjithë, s’ke më si justifikohesh, janë të legjitimuar të kërkojnë nga ty shumë më tepër nga cmund të bësh.

Ndaj duhet të jemi shumë të qartë, nuk merret një mandat i tretë si inerci i dy të parëve, s’na duhet nëse s’jemi në gjendje të bëhemi 3 herë më energji, më të fortë të vetëdijshëm e 3 herë më rigoroz me vetveten.

Mandat të 3 për t’u bërë shëmbëlltyra e konsumit e rraskapitjes, shkoni kërkojeni pa mua, mund dhe ta merrni por do dilni nga zyrat e shtetit si të mallkuar sic ka ndodhur me paraardhësit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura