Rama: Llalla prokuror i lindur me këmishë, ka hetuar edhe…

Dec 28, 2017 | 22:26
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Top Story”, ka komentuar emërimin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Ai tha se Llalla mund te quhet kryeprokuror i lindur me kemishe.

RAMA ME BALLEN NE TOP

Balla: Pse ngulmuat aq shumë për të futur një prokuror të përkohshëm?

Rama: Sa për Adriatik Llallën, është një prokuror i përgjithshëm që në tablonë historike të prokurorisë së përgjithshme pas rënies së regjimit komunist do quhej i lindur me këmishë po të shihej karriera dhe jeta në zyrë e paraardhësve të tij, Maks Haxhia, Arben Rakipi, Ina Rama, Dhori Sollaku, 4 të zgjedhur me miratimin e Sali Berishës dhe të dalë nga zyra me mallkimet ekstreme dhe gjithë tonelatat e baltës së prodhuar nga Saliu dhe PD në adresë të tyre. Llalla ka bërë punën e tij i patrazuar asnjëherë as nga një fije bari, jo më me gurë e shkopinj nga qeveria, ka hetuar edhe njerëz me pushtet në familjen tonë politike le të themi dhe ka dalë nga zyra i pacënuar në dinjitetin e tij pasi ka qendruar në zyrë i pandikuar asnjëherë në punën e tij. Kjo është një aryse pse njerezit na votojnë ne.

Nga ana tjetër është e thjeshtë për të kuptuar se në këtë debat, ping pong, ska mundësi të jetë ashtu si thotë Basha apo Kryemadhi kur është ashtu sic themi ne, jo se nuk gabojmë në ato që themi por se edhe një herë tjetër, që ditën e parë që ka nisur reforma në drejtësi palët janë pozicionuar pro dhe kundër, kemi një mundësi të menjëhershme për të verifikuar pozicionet e palëve që janë të tretët, sjanë më tëmirë se ne por se sjkanë asnjë konflikt të mundshëm interesi, përkundrazi duan që në Shqipëri të vendosin një sistem drejtësie si në vendet e tyre. Si ka mundësi që përsëri këta gjenden në konflikt me SHBA dhe BE.

Balla: Është zgjedhur edhe më pak se sa u zgjodh mazhoranca juaj, hera e parë që është një prokurore me miratimin e një partie.

Rama: Llalla është zgjedhur 100% me votat e njërës palë, që nga dita e parë dhe e fundit në zyrë nuk e kemi trazuar.

Është e vërtetë që kryeprokurorja e cila për herë të parë përfaqëson drejtpërdrejtë atë shtresë që PD ka pretenduar gjithminë se mbron por e ka tradhëtuar gjithmonë, të përndjekurit politik, është zgjedhur me votat tona se Basha s’ka dashur ta zgjedhim bashkarisht dhe ligji na e ka dhënë këtë mundësi, se reforma në drejtësi s’mund të mbetet peng …

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura