Rama letër Lukashenkos, ripërsërit “ofertën” për ndërmjetësimin e dialogut: Bjellorusia shtet anëtar me vlerë i OSBE. Të gatshëm të ndihmojmë

Aug 23, 2020 | 18:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, së bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të organizatës, i kanë dërguar një tjetër letër presidentit të Bjellorusisë, ku kanë ripërsëritur “ofertën” për ndërmjetësimin e dialogut.

Në letër, të publikuar nga “BILD”, të dy politikanët u ofrojnë sunduesve bjellorusë një ofertë për të ndërmjetësuar menjëherë, të “dëgjojnë” të gjitha palët dhe të “diskutojnë sfidat aktuale”.

rama-lukashenko-letra

Bjellorusia është “një shtet anëtar me vlerë i organizatës dhe ne jemi të gatshëm t’i japim mbështetjen tonë Bjellorusisë,” thuhet mes të tjerash në letër.

Si kryetarët e tanishëm dhe të ardhshëm në detyrë të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ne jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi. Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë për të vizituar Bjellorusinë, për të dëgjuar pikëpamjet në lidhje me situatën dhe për të pasur një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Që më 17 gusht , OSBE ofroi të shkonte në Bjellorusi “për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës”.

2,w=756,q=high,c=0.bild

Në mes të situatës jashtëzakonisht të tensionuar në Bjellorusi, thuhet se do të ketë protesta të reja masive kundër kreut të shtetit Aleksandër Lukashenko, i cili e vuri ushtrinë në gatishmëri të Shtunën.

Udhëheqësi i opozitës Svetlana Tichanovskaya u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj në një intervistë që “tani të vazhdoni të bashkuar në luftën për drejtësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura