Rama kujton kohën kur hipte në taksi: Më vjen shumë keq që jam shkëputur se…

Nov 14, 2017 | 17:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot ne nje familje pjesetaret e te cileve jane te prekur nga diabeti ku ka dhene lajmin e mire se buxheti i vitit 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.

Rama i kishte sjelle nje dhurate vajzes se familjes, libra e tha se te mirat nuk vijne nga televizori, por nga librat.

“Telefoni e FB është muhabet tjetër pastaj mos na e hap atë muhabet”, i tha Rama babait te shtepise.

“Kemi bërë një parashikim të ri për fëmijët me diabet. Do planifikojmë rimbursimin e fishave të diabetit falas”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

babai

Sakaq, ai ka kujtuar edhe kohen kur ishte kryetar bashkie dhe hipte ne taksi, pasi babai i shtepise i tha se punonte taksixhi.

“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se një herë në dy tre muaj kur isha kryetar bashkie se rrija dhe natën që shifja punimet e pastrimet edhe shkoja me një taksi edhe i thosha jepi tani…aty merr vesh cdo gjë.

Gruaja i thote Rames: Po gjete ndonje qe flet shume, po ky nuk flet shumë.

Rama: Ti hypi një herë në makinë unë këtij e të shohim pastaj. Ka përmirësim të madh s’janë më si më përpara, dikur bënin policët taksinë, i binin në qafë atyre që ishin taksixhi.

BATUTAT:

Rama: Ca bën ti qenke si Erjon Bracce, i vogël fare. Shih si ta ka kaluar motra. Prandaj dhe flokët i mban përpjet ti, që të zgjatesh pak dhe të arrish motrën.

Rama: Rri se ishe mire me rritjen, mos na kujto plakjen se na shkaterrove fare. Ne rritemi nuk plakemi

rama dhuratttt rama dhurate rama familja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura