Rama-krutanëve: Saliun s’duhet me ua prek se e keni merak, Noc Rrokun ju solli! Presidenti shkon me kapuç në kokë në Lalëz si Hamit Matjani!

Apr 21, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në një takim elektoral në Fushë-Krujë, nga ku sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu drejtua të djathtëve të Krujës duke ironizuar Berishën, i cili shihet nga ata si “njeriu që ju solli demokracinë”.

Djathtas me Lulin? Po pse kanë kohë akoma burrat e Krujës që të luajnë me kukulla. Me kukull që e kurdis Ilir Meta me Saliun. Atë Saliun e kanë merak, nuk duhet me ua prek atë. Se ai është njeriu që ju solli demokracinë. Po po, Noc Rrokun!”, tha Rama.

Ndërkaq duke iu referuar kreut të shtetit Ilir Meta, kryeministri tha se nuk është faji i patronazhistit që ai shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit.

Likja vdes për video edhe i duket sikur të gjithë i bëjnë video, ça faji ka patronazhisti kur presidenti shkon me kapuç në kokë në fund të Gjirit të Lalzit sikur është ai Hamit Matjani që zbriti në Divjakë. President më kapuç në kokë, diversant edhe thotë fuksat. Aty edhe më i mbarumi të jetë kur sheh presidentin do tia bëjë një foto. Thotë fuksat! Edhe i mbarumi thotë të bej një foto!Ai i shkreti ka shkuar të bëjë selfie por ka thënë lëre se më kap diversanti”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura