Rama krahasoi krimet në Shqipëri me përdhunimet në Këln, Basha: Perversitet

Feb 6, 2016 | 15:08
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave në lidhje me situatën e rendit dhe të krimit në vend, kur tha nga Durrësi se ngjarje kriminale do të ketë, pasi solli edhe krahasimin se natën e ndërrimit të viteve në Gjermani u përdhunuan 80 vajza e gra.

rama-dhe-basha2

Statusi i Bashës: 

Thirrja ne ndihme e ngjarjeve ne Gjermani per te justifikuar krimet e tmerrshme ne Shqiperi, eshte perversitet i skajshem. Krimi ne vendin tone eshte unik, i pakrahasueshem, sepse kryeministri e ministri i brendshem jane kerthizelidhur me bandat, me Shullazet me Habilajt me Hakmarrjen per Drejtesi. Partia Demokratike per asnje rast nuk fajeson policine, burrat dhe grate me integritet qe gjenden ne detyre, dhe as nuk pretendojme ne nje shoqeri idilike pa konflikte e tension. Ajo cfare duam eshte te ndalet burimi kryesor i ekzekutimeve, gjobvenies, grabitjeve dhe i pasigurise, qe eshte lidhja e krimit me qeverine. Nuk ka fatkeqesi me te madhe per nje vend se kur kryeministri dhe ministri i brendshem bashkeqeverisin me banda kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura