Rama komenton për herë të parë arrestimin e Elvis Rroshit (VIDEO)

Jun 14, 2016 | 17:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar sot për herë të parë arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Rama theksoi në përgjigjen e tij para gazetarëve se, Rroshi duhet të vërtetojë pretendimet e tij para drejtësisë.

“Nuk kam asnjë koment sepse unë nuk bëj pjesë tek ata që kur nuk i pëlqen për arsye politike apo për çfarëdolloj arsyeje tjetër diçka, përdorin politikisht pozicionin e tyre për të sulmuar Prokurorinë, por nënvizoj që çështja duhet të zbardhet me vërtetësi dhe me përgjegjësi të plotë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se ka një diferencë mes rastit “Rroshi” dhe rastit “Çako”, pasi Rama tha se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra në shkelje të ligjit.

“Për ne nuk ka dy drejtësi, një drejtësi për vete dhe një për të tjerët. Për ne ka vetëm një drejtësi. Por ne nuk mund të heshtim kur shikojmë ndodhira kur kapërcejnë kufijtë e arsyes siç ishte me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i pezulluar pa prova dhe pa fakte”, deklaroi kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura